Gjatë sezonit të shirave, nivelet e lagështirës rriten, që bashkë me trysninë në ajër dhe ndryshimin e papritur të temperaturave shkaktojnë dhimbje të nyjeve, ngurtësim të muskujve si dhe dhimbje të lëndimeve më të hershme tek shumica e njerëzve.

Kockat tuaja dhëmbin më tepër gjatë shirave, gjë që e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.

Gjithashtu ekspertët mjekësorë shpjegojnë se nivelet e shtuara të lagështirës në ajër mund të trashin gjakun, të rrisin tensionin në enët e gjakut si dhe ta bëjnë më të vështirë për trupin të pompojë gjak.

Në vazhdim, ditët e lagështa mund të shkaktojnë dehidratimin, gjë që prodhon më pak akumulim lëngjesh rreth e rrotull nyjeve, që gjithashtu mund të shtojë dhimbjen. Këto faktorë, ndikojnë edhe në përkeqësimin e artritit.

Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 60 vjeç ankohen për dhimbje ose bllokim muskujsh.