Të ndjesh dhimbje në vendet ku më herët keni qenë të lënduar është indikator i zakonshëm se do të ndryshojë moti.

Por përse ndodh kjo?

Shkencëtarët thonë se ky është një fenomen, transmeton Telegrafi.

Duke e studiuar këtë fenomen qysh prej fillimit të shekullit të kaluar, ata kanë arritur në disa konstatime.

Lidhja mes dhimbjes dhe ndryshimit të kohës qëndron te rënia në presionin barometrik që i shkakton indet e buta dhe lëngjet përreth nyjeve të zgjerohen, duke i acaruar nervat dhe duke shkaktuar dhimbje.

Studimet e kryera ndër vite kanë treguar se ndryshimet në presion barometrik e rrisin dhimbjen, por në disa raste edhe e zvogëlojnë atë.