Për disa femra është shumë e lehtë ta joshin një mashkull dhe ta mbajnë atë afër vetes, ndërsa për disa të tjera është poashtu e lehtë t’i joshin meshkujt por e vështirë t’i mbajnë afër vetes. Nëse mendoni se bëni pjesë në grupin e dytë, atëherë ndoshta këto 5 gjëra janë arsyeja përse meshkujt largohen…

1.Dashuroheni shumë shpejt

Romantizmi dhe emocionet e tepërta për një kohë të shkurtër mund ta frikësojnë edhe mashkullin më të fortë. Tek ata këto procese zhvillohen më ngadalë, e nëse ju që në takimin e parë i zini në gojë martesën dhe fëmijët, gjasat janë se ai do të largohet pa e kthyer kokën prapa.

2.Kërkoni shumë

Prisni një mesazh në mëngjes, në mbrëmje, në drekë, para darkës, kërkoni t’ju tregojë se çfarë ka ngrënë, me kë ka qenë, ku ka qenë dhe përse… Ndoshta juve ju duken si interesim këto imtësira të jetës së përditshme, por në sytë e tij kjo duket si marrje në pyetje nga ana e policisë. Asnjë njeri nuk dëshiron të ndjehet sikur është i vëzhguar.

3.Kaloni shumë kohë bashkë

Meshkujve u nevojitet hapësira e tyre. Nëse vazhdimisht jeni me të dhe nuk i lejoni të lëvizë, atëherë ai do të fillojë të ndjeher sikur ju po ia merrni frymën. Me siguri që ju dëshironi ta kaloni çdo moment të lirë me të, por ai nuk dëshiron të ndjehet si i burgosur.

4.Jeni xheloze

Ndonjëherë xhelozia e vogël është edhe simpatike, por nëse është jashtzakonisht e madhe, atëherë kjo shkakton shumë probleme. Nëse jeni të opsesionuara me celularin e tij, e pyesni se me cilët femra takohet dhe bisedon dhe bëheni nervoze nëse dikush i pëlqen ndonjë postim në Facebook, ikja nga ju do të jetë e garantuar.

5.E përndiqni

Meshkujt nga natyra janë gjuetarë. Nëse ju e merrni këtë rol dhe filloni të silleni si “gjuetari” në lidhjen tuaj, kjo do të shkaktojë që ai ta humbasë interesimin në ju. Të vrapuarit pas meshkujve nuk është asnjëherë ide e mirë, sepse nëse e ndjenë se dikush i përndjek ata do të fillojnë të vrapojnë më shpejt.