Kur prisni pa dashje gishtin, proteinat në gjak bashkohen me qelizat e gjakut për të shkaktuar mpiksje, që janë masa të trasha të indeve të gjakut që ndihmojnë në ndalimin e rrjedhjes së gjakut.

Këto mpiksje janë të rëndësishme pasi pa to do të kishit gjakrrjedhje deri në vdekje. Por, ka raste kur mpiksjet e gjakut formohen edhe kur trupi nuk ka nevojë që të shërojë një plagë. Në këtë moment ata bëhen të rrezikshme, sidomos nëse zhvillohen brenda venave. Këto lloje të mpiksjeve quhen trombozat e venave të thella, që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit dhe bëhet vdekjeprurëse. Ja çfarë duhet të dini rreth trombozës së venave të thella, si t’i identifikoni dhe çfarë duhet të mendoni nëse keni mpiksje të gjakut.

1.Si formohet mpiksja e gjakut? Edhe pse mpiksja e gjakut është më e zakonshme tek të moshuarit, mund t’i ndodh çdokujt që ka disa faktorë rreziku, madje edhe tek të rinjtë. Mund të përjetoni tromboza të venave të thella nëse jeni mbipeshë, pini duhan dhe keni një histori gjenetike të mpiksjes së gjakut në familje. Nëse jeni të predispozuar gjenetikisht, keni probleme me rrjedhjen e gjakut (qëndroni ulur për një kohë të gjatë ose keni përjetuar një lloj traume apo plagosje) rrezikoheni nga mpiksja e gjakut. Edhe nëse jeni atletë, mund të jeni në rrezik për trombozat e venave të thella nëse jeni plagosur së fundi, jeni të dehidratuar ose keni udhëtuar për një distancë të gjatë. Këto përvoja mund të inflamojnë ose irritojnë pjesën e brendshme të venave, duke shkaktuar kështu mpiksje të gjakut, që janë më të zakonshme në këmbë.

2.Pse janë të rrezikshme? Trombozat e venave të thella mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi mund të çojnë në gjendje rrezikuese për jetën, si embolizmi pulmonar. Kur ndodh emboliymi pulmonar, mpiksja e nisur në këmbë mund të kalojë edhe tek arteriet në mushkëri, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës dhe Mushkërive. Ky është një problem shumë i madh, duke qenë se venat gjakun nga këmbët e rikthejnë në zemër. Nga zemra gjaku kalon në mushkëri për t’u rimbushur me oksigjen, dhe rikthehen më pas në arterie. Kështu transportohet oksigjeni në të gjithë trupin. Por, nëse formohet mpiksje e gjakut në këmbë dhe kalon edhe në mushkëri, nuk mund të ndodhë shkëmbimi i oksigjenit mes zemrës dhe mushkërive. Kështu trupi nuk do të marrë oksigjenin e nevojshëm. Mungesa e oksigjenit mund të dëmtojë organet jetësore, madje mund edhe t’ju vrasë. Studimet kanë treguar se 15% e njerëzve që përjetojë embolizëm pulmonar mund të vdesin nga kjo sëmundje.

3.Cilat janë shenjat klinike të mpiksjes së gjakut?Shenjat më të zakonshme janë dhimbja dhe ënjtja përreth zonës ku ka ndodhur mpiksja e gjakut. Duke qenë se trombozat e venave të thella zhvillohen zakonisht në këmbë, mund të ndieni dhimbjen ose vëreni ënjtjen në pjesën ku është formuar mpiksje. Tromboza e venave të thella shkakton inflamacion, dhe kjo e fundit shkakton dhimbje dhe ënjtje. Shenja të tjera klinike janë edhe skuqja, temperatura lokale, nxirje e anesise (e shoqëruar me një ënjtje të theksuar të saj). Nëse kalon në mushkëri, mund të keni probleme me frymëmarrjen, të ndieni dhimbje kur merrni frymë thellë si dhe keni rrahje të shpejta të zemrës.

4.Si mund të parandalohen? Të gjithë gjendjet e riskut siç janë: operacionet, qëndrimet shtrirë për kohë të gjatë, pacientët obezë, ato me varice etj, duhet të lëvizin sa më shumë dhe të mbajnë veshur çorape elastikë me presion të caktuar nga mjeku. Përdorimi i antikoagulantëve në doza parandaluese sipas indikacioneve mjekësore. I rëndësishëm është gjithashtu ndërgjegjësimi i popullatës ndaj kësaj sëmundje, diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.