Kalkulimet e fundit për forminin e qeverisë së re mes partive politike kanë ardhur gati se në fund pasiqë mandatarit të VMRO Nikolla Gruevski i kanë ngelur shumë pak ditë që para parlamentit të prezantojë programin dhe përbërjen e qeverisë ose në të kundërtën të kthejë mandatin tek presidenti.

Mirëpo në anën tjetër vazhdon fushata e individëve të caktuar tek partitë shqiptare se me kë duhet të bëhet koalicion. Më i përfoluri ditëve të fundit ka qenë pikërisht deputeti Artan Grubi i cili sonte përmes një statusi të tij në facebook ka reaguar lidhur me atë se sipas tij ai nuk është as pro VMRO e as pro LSDM por përkrahën politikën e partisë së tij dhe liderit Ahmeti.

Po përse ka pasur nevojë që Artan Grubi të arsyetohet para opinionit dhe përse ai e bëri një status sqarues se ai nuk është me asnjërën nga partisë politike maqedonase, cilat ishin dyshimet që e kanë shtyrë atë të reagonte sonte?

A mund të jetë pikërisht arsyeja se në partinë e tij mes vete përflasin se ai mban kontakte me të dy partisë dhe pasiqë ka dëgjuar këto fjalë ai është detyruar të bëj një sqarim në facebook-un e tij për të hequr gjitha dilemat, por me këtë status a i hoqi dyshimet tek bashkëpartiakët e tij apo i shtoi akoma më shumë, këtë pritet të shohim ditëve në vazhdim.

Në anën tjetër shpesh herë z. Grubi është përfolur në opinion se si duket ai është pro qeverisë BDI VMRO, ndërkohë që sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal ai tashmë nuk ka raporte të mira me faktorin ndërkombëtarë për shkak të politikës që z. Grubi e bën në profilin e tij në facebook e që për faktorin ndërkombëtarë nuk janë të parapëlqyera.