Shkruan Argjir Beqiri
Ishte viti 2013 në prag të Zgjedhjeve Lokale ku Kryeministri i tanishëm, atëhëre i sapo shpallur i pafajshëm nga rigjykimi i pjesshëm nga Tribunali i Hagës, në një ligjeratë të mbajtur në Columbia University një Universitet prestigjioz amerikan pati thënë se nuk e dinte se pse ishte pjestar i besimit Islam, më pas u ndëshkua rendë në zgjedhjet vijuese duke humbur bastionet Pejë, Gjakovë por edhe duke pësuar renie drastike.
Periudha post-marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë u përfshi nga shumë turbulenca, sidomos gjatë periudhës së lidhjes së koalicionit post-zgjedhor VLAN periudhë kjo në të cilën figura e Ramushit ulurushëm kërkonte postin e Kryeministrit edhe përkundër faktit se AAK-ja rënditej si forcë e tretë e koalicionit VLAN pas LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe pak më në epërsi prej NISMA-s.
Bashkërendimi i aktiviteteve politike si forca opozitare, kulmoi me organizimin e protestave me theks për të kundershtuar associacionin e komunave serbe dhe shënimit të kufirit me Malin e Zi ose njohur ndryshe si Demarkacioni. Nga kjo periudhë në mbamendjet e shumëkujt prej nesh theksohet fjalori tepër i ulet i Kryeministrit të tanishem në komisionin për shënimin e kufirit ndaj Kryeshefit të Agjensisë Kadastrale, njëherësh përpilues i raportit për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi z. Murat Mehës, dhe duke u ngjitur maleve me qëllim gjoja mbrojtjen e kufirit me stil robinhudian, për qëllim grabitjen e pikëve politike.
Vijoi periudha e Colmarit që për shqiptarët gjithandej pa dallim krahine apo perkatësie partiake ishte si një Deja vú sa u përket emocioneve si në gjykimin apo edhe në rigjykimin e pjesshëm të Kryeministrit Haradinaj, me cka u vërrejt vërshim i rrugëve te Frances nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva Mali i zi që la të kuptohet se edhe përkundër ndryshimit të qëndrimeve të tija politike shqiptaret akoma vlerësonin figurën dhe kontributin e familjes së z.Haradinaj për çështjen Kombetarë në përgjithësi.
Paradoksalisht, pas hudhjes poshtë si të pabazë të kerkesës së palës serbe për ekstradim te Z.Haradinaj dhe lënien e tij të lirë ne ngritje u pa koalicioni PDK-AAK-NISMA, pas çka me automatizëm nënkuptohej se z.Haradinaj i hëngër fjalët, praktikisht pas periudhës së marrjes së postit të Kryeministrit me votimin e Demarkacionit ne Kuvend.
Vijoi një qeverisje tejet e rëndë që besa nuk mund të thuhet se e ka pas lehtë vet ai, duke ditur situatën në shtet dhe një mori kërkesash nga faktori nderkombetar.
Kulminacioni i dështimeve serike u arrit me ndalimin e gjashtë shtetasve turq të akuzuar për terrorizëm nga ana e shtetit amë, e që Kryeministri, Kryetari shtetit dhe Kryeparlamentari luanin ping-pong se nën kompetancat e kujt ka qenë aksioni dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për një lëshim trashanik si ky.
Si gjithmonë në çdo brifing mediatik të gati çdo eksponenti politik në Kosoven e pasluftës të ndihmuar këtu edhe nga qarqe të caktuara gjejnë hapësirë që target të kenë temën e Islamit ne tërrësi apo ndryshueshëm prej zhargonit, si tendencë për shpërqëndrim të vëmendjes nga problemet reale.
E tillë ishte edhe paraqitja e fundit e z.Haradinaj për Happy tv-në e Beogradit,
I cili pa mos llogaritur fare në operacionet statistikore, traditën e një shumice absolute fetare, besimin e tërrë atyre që e rënkonin zhvatjen e z.Haradinaj nëpër korridoret e gjykatave të ndryshme, ai përsëri bëri gafën e njejtë.
Një gjë është e sigurtë, ai i shërben gjithkujt por jo edhe qytetarëve të Kosovës!!
Përse Ramush e gjithë kjo???