Në polici pas mesnatës është raportuar se pas Qendrës tregtare Tre Perla, dy persona meshkuj, tani për tani të panjohur i kanë vënë flakën PMB Mercedes Jeep.

Nga zjarri është kapluar edhe furgoni Opel. Mercedesi tërësisht është djegur. Më pas zjarri është fikur. Inspektimi do të kryhet sot dhe gjatë ditës do të jepen detaje rreth ngjarjes. /Telegrafi/