Jemi mësuar që personazhet e famshëm t’i shohim duke aktruar, duke kënduar, duke performuar, duke prezantuar, duke krijuar gjëra nga më të ndryshmet , por rrallëherë ose kurrë, i kemi parë duke kryer studime.

Në revistën Discovery janë rradhitur disa nga personazhet që kanë autorësinë e disa nga kërkimeve shumë të dobishme për shoqërinë tonë.

Nëse doni të mësoni më tepër për këto personazhe, lexoni më poshtë:

 1. Colin Firth
Aktori i njohur u shfaq si autor i një studimi mbi bazat neurologjike të bindjeve politike në BBC Radio, në 2011. Ai u kërkoi disa shkencëtarëve të skanonin trurin e politikanëve laburistë e konservatorë për këtë studim, gjë që shkencëtarët e bënë. Studimi u publikua në Current Biology. Image result for 1. Colin Firth
 
2. Natalie Portman
Ishte akoma një emër i njohur në Universitetin e Harvardit si një psikologe e zonja, kur Portman punoi mbi një studim duke përdorur skanimet fMRI për të kuptuar cilat zona të trurit janë përgjegjëse për idenë e vazhdimësisë së objekteve. U publikua në NeuroImage, 2002. Image result for Natalie Portman
 
3. Tim Duncan
Ai u bë autor i një libri, i cili fliste se si njerëzit u përgjigjeshin sjelljeve narciste të të tjerëve.Image result for Tim Duncan
 
4. Mayim Bialik
Në vitin 1999, Mayim dhe të tjerë bashkëpunëtorë publikuan një artikull rreth disa çështjeve delikate të neuroshkencës, artikull që më pas u publikua në NeuroImage.Image result for Mayim Bialik
 
5. Lisa Kudrow
Kudroë shfaqet si autorja e 4-rt e një studimi rreth marrëdhënies së dhimbjes së kokës dhe tendencës për të përdorur njërën nga duart më shumë se tjetrën. Lisa dhe i ati i saj vuanin të dy nga migrena.Image result for lisa kudrow
 
6. Betty Friedan
Paçka se nuk arriti ta përfundonte doktoraturën e saj, Friedan arriti të bëjë një artikull ku diskutonte steorotipet e dëmshme të njerëzve në moshë.Image result for Betty Friedan
 
7. Teller
Magjistari u bë autor i artikullit në Nature Revieës Neuroscience, ku fliste se si magjistarët mund të kontribuojnë në studimin e vëmendjes dhe kujdesit të njerëzce.Image result for teller the magician
 
8. Dalai Lama i 14-ti
Në 2008-ën, Dalai Lama shkruajti një libër bashkë me një ekspert të emocioneve dhe shprehive të fytyrës – të quajtur Ndërgjegjësimi Emocional: Duke kaluar pengesat për në balancën psikologjike./BlitzImage result for Dalai Lama i 14-ti