Shkruan Afrim Tahiri

Tashmë është hedhur hapi i parë, i dytë, i tretë… Me radhë po vjen hapi i finishit në maratonën kaq të gjatë të sensibilizimit të opinionit por edhe të shumë faktorëve se, pa një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse vështirë se do të kemi Institucion stabil, me reputacion dhe me ndikim të BFI-së! Ky Institucion, fatkeqësisht, edhe më tej vazhdon të ngelë i uzurpuar, duke u njollosur dita ditës gjithnjë e më shumë, duke humbur në peshë identitare si dhe rolin që ia ka përcaktuar vetë feja islame! E degjeneruar deri në një “dhomë të sëmurë” ku sjelljet çmendurake dhe veprimet antietike dhe antihumane kanë prekur majat e paarritshme të turpit, sot BFI është emri që lakohet për të keq më së shumti, nuk ka ditë që nuk përmendet për të keq, nuk ka ditë në të cilën nuk do të shkruhet për aferat e përditshme të saj, nuk ka ditë që nuk regjisrojnë budallallëqe, përpjekje shkatërrimtare dhe goditje të ulëta nga vetë uzurpatori (Sulejman Rexhepi) dhe myhybët e tij, të cilët, të dalldisur pas sjelljeve të të parit, kanë nisur të ecin gjurmëve të tij. Në këtë rast, parodizohet proverbi japonez! Myhybët e Sulejman Rexhepit kanë hedhur hapin e parë me qëllim që rruga e ndritshme të shkurtohet sa më shpejt, sepse i besdis dhe ua verbon sytë. Për muhybët e Sulejman Rexhepit më mirë është të ecin nëpër terr! Sa keq! Rrugëtimi i Sulejman Rexhepit me muhybët e vet është iluzion që nuk shpie askund, iluzion që kur të përfundojë shkakton një dëshpërim deri në vetëvrasje, sepse vrapi sprint pas të mirave të kësaj bote finishin e ka në prag të dyerve të xhehenemit. Nga “salla iluzioniste” gjithnjë fluturojnë vetëm gënjeshtrat, trillimet, fallsifikimet, sajesat dhe, të gjitha këto vegla të inxhinjeringut të “togut shkatërrimtar”!

Mentori i këtyre myhybëve gjithnjë ka pasur vetëm një mesazh për ta: “sa më shumë që të përsëritet gënjeshtra aq më shpejt do të pranohet si e vërtetë”! Pastaj, mesazhin tjetër: “sa më shumë që të paraqiteni si të egër, të dhunshëm e me karakteristika të kriminelëve klasikë, aq më të respektueshëm do të jeni. Pa ua … nanën askush nuk do ju thërret babë”! Dhe kjo, margaritarja: “Në rastë gjykimit popullor, kurrë mos pranoni se e keni bërë një vepër të keqe, gjithnjë mohone, thuani “nuk di”, “nuk më kujtohet”, “nuk e kemi bërë”…” Pra, të tilla “shtesas ushqimore” përdorin Sulejman Rexhepi me myhubtë e vet si stimulatorë në maratonën e tyre që gati sa nuk ka përfunduar!
Të dehur dhe nën efektin e “iluzionizmit” alla-sulçe, duke u mbuluar me tisin e fallciditetit dhe me gëzofin e çeliktë të gënjeshtrës, këta preferojnë që, nën moton “e vërteta vjen vetëm duke u trashur gënjeshtra” myhybët sulistë nuk kanë nevojë as të respektojnë akte, as norma, as dispozita dhe as organe! Sepse, nuk ka organe, nuk ka akte dhe as norma! Ka, thjesht, stihi, anarki dhe, fërkim b… të “të madhit”! Në këtë kuptim, nëpër të gjitha organet e BFI-së duhen vetëm “të medhenjtë” dhe fërkuesit. Pretendimet e tjera janë “kurrni sen”!

Prandaj mungon transparenca – ka fallcifikim të të dhënave dhe të raporteve mbi tubimin e fitrave, zeqatin, prandaj duken të dështuara kurbanët, lëkurat, haxhi, sepse vidhen deri në kockë;

Prandaj ka 13 Myftini, si organe dhe, pes-gjashtë të tillë udhëhiqen nga “kordinatorë”, të cilët gjithmonë shërbejnë si fallsifikatorë në rast të interesave meskine të Sulejman Rexhepit. Për t’i ruajtur përherë shpresat se një ditë do të marrin titullin “myfti” ata gjithnjë duhet të jenë të gatshëm të falsifikojnë vendime që shkojnë në interes të Sulejman Rexhepit. “Myfti” të nesërm: të poshtër, pa dinjitet dhe pa personalitet!

Prandaj në BFI-në e Mulla Sulës ka “organe” e “drejtori”, “departamente” e “agjenci” virtuale, pa kurrfarë baze juridike! Prandaj në BFI-në e Mulla Sulës ka “organizatë humanitare” e cila tërësisht është shndërruar në lavatriçe të parave dhe veprimeve të pista të Sulejman Rexhepit! Kjo “organizatë” është organizatë-person, pa kurrfarë bordi, pa kryesi, pa anëtarë, pa kuvend, pa degë e nëndegë, pa kurrarë organogrami! Pa zgjedhje dhe rizgjedhje! Thjesht, i është besuar mjeshtrit të hajnisë dhe ky, i sëmurë për postin “kryetar” është në shërbim të plotë të atij që ia garanton këtë “titull” dhe që kurrë nuk kërkon raportime dhe përgjegjësi.

Prandaj në BFI-në e Sulejman Rexhepit ka “shoqatë me kryetar të ulemave”, ndonëse ky titull do të thotë “reisul ulema” dhe, kësisoj, dublohen personat e një titulli me qëllim të falsifikimit të veprimeve antihumane e antietike! Dhe, edhe kjo shoqatë (Shoqata “Ilmije”, së fundmi me emërtim të fallsifikuar) nuk ka as bord, as kryesi, as anëtarë të kryesisë, as degë nëpër myftini as asgjë! Rjedhimisht, nuk ka as raporte, as përgjegjësi, thjesht, ka vetëm “buxhet personal” një përqindje bukur e madhe e të cilit rezervohet ekskluzivisht për xhepin e grisur të Sulejman Rexhepin, i cili përkujdeset për zhdukjen e të gjitha gjurmëve kriminale të saj!

Prandaj në BFI-në e Mulla Sulës funksionojnë edhe “departamente, me drejtorë”, të cilët, ndonëse në opinion prezantohen ashtu, në asnjë dokument zyrtar të BFI-së nuk figurojnë si të tillë. Pes BFI-ja të shërbejë si prodhuese e falsifikimeve?!

Për fund, le të zbuten pak nocionet! Jo “prodhuese e falsifikimeve” por, prodhuese e fabrikimeve të të pavërtetave pa dyshim që po! Në përgatitje e sipër është një listë e gjatë me të pavërtetat që për këtë gjysëm decenie kanë dalur nga “institucioni” i Sulejman Rexhepit! Gjithashtu, në përgatitje e sipër është edhe lista tjetër e të gjitha akteve dhe veprimeve të ulëta, antietike, antihumane dhe antiislame të Sulejman Rexhepit dhe myhybëve të tij, të cilat pa dyshim që do të editohen si botime më vete. Gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë diçka! Të paktën, t’ua lëmë TË VËRTETËN MBI TË SOTMEN…

Le të jetë ky hap i parë në shkurtimin e rrugës drejt mbarësisë!