Shkencëtarët pretendojnë se çamçakëzi ju bënë të mençur. Sa është kjo e vërtet?

Përtypja e çamçakëzit është një shprehi tejet e zakonshme, kjo nga raportet e industrive që bëjnë prodhimin e çamçakëzit.

Të hamë çamçakëz nuk është vetëm për shkak aromës dhe që të kemi një frymëmarrje më të freskët, por ka një ndikim të lartë në mendjen tuaj, të paktën kjo është raportuar nga hulumtuesit e Universitetit të Lawrence.

“Përtypja e çamçakëzit ngrit kapacitetin intelektual, edhe pse vetëm për një periudhë të shkurtë”.

Me sa duket, ata që përtypin çamçakëz kanë më shumë gjasa të zhvillojnë intelektualitet në krahasim me ata të cilët nuk përtypin.

Kjo është e mundur për shkak të një procesi normal të quajtur “mastication-idced arousal.’ Aktivizon trurin tuaj, duke e zgjuar dhe duke ia lejuar trurit një performancë më të mirë se zakonsisht.

Ju ndihmon të fokusoheni në detyra dhe liron presionin që e keni në tru. Po ashtu, çamçakëzi ia përmirëson edhe disponimin. Kjo sepse e ngrit nivelin e kortisolit dhe të të rrahurave në zemër.

Një studim tjetër ka gjetur se vetëm dy javë shprehi të përtypjes së çamçakëzit eliminon ankthin dhe disa simptoma të depresionit.

Nuk është përmbajtja e sheqerit që luan rol që të keni një mendje aktive, sipas disa hulumtuesve edhe çamçakëzi me sheqer edhe ata pa sheqer kanë po të njëjtin funksion në trurin e njeriut.

Disa të tjerë mendojnë se nuk është esenca tek çamçakëzi, por tej ideja e përtypjes që ju mban të fokusuar.