Me rastin e 29 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët fashistë, është përuruar autostrada “Rruga e Arbrit”, e cila e lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut në kufirin në Dibër.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra u prit me dualle nga një numër i madh banorësh nga rrethina e Peshkopisë por edhe nga Dibra, e cila është komunë fqinje. Në këtë akt mori pjesë edhe një delegacion i komunës së Dibrës, i kryesuar nga kryetari Hekuran Duka.

“Nëpër autostradën, ndërtimi i plotë i së cilës duhet të përfundojë në pranverë deri vitin e ardhshëm, do të kalohet përmes qarkores në vendin e quajtur Muriz, për shkak të ndërtimit të tunelit. Gjatë periudhës së ardhshme dimërore kur do të ketë reshje të mëdha të dëborës do të ndalohet për komunikacion”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Autostrada e cila përfundon në vendkalimin “Bllatë” katër kilometra nga Dibra, e shkurton largësinë e deritanishme me Tiranën për mbi 100 kilometra. Tani largësia Tiranë – Bllatë është 72 kilometra. Planifikohet vazhdim i autostradës edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ky aks, i cili kalon përmes pjesëve malore, i ka gjashtë tunele, pesë prej tyre janë ndërtuar dhe katër ura, njëra prej tyre në Fshat, me 158 metra është ura më e lartë në Ballkan.