Nga Medai Shaholli

Në ”dërzhvën” NMK fushata presidenciale tashmë ka hyr në një fazë ku palët kanë filluar të artikulojnë qartë se secili nga kandidatët e tyre janë zgjidhja më mirë dhe më e pranueshme për vendin.

Absurdi më i madh në këtë fushatë është se mbështetja që i vjen Pendarovskit nga DUI, parti e cila thirret se vjen nga ish UÇK-ja!

Tabori i DUI-t dhe Ali Ahmeti, po mbështesin në këtë fushatë ish këshilltarin e pushetit dhe zyrtarin e lartë të saj qeverie që bombardonte fshatrat shqiptarë dhe luftëtarët e UÇK-së, që kishin kapur armët për liri gjatë konfliktit të 2001, sot si kandidat i përbashkët i tyre Stevo Pendarovski.

Me këtë përzgjedhje mbështetje jo të natyrshme nga ana e një ish komandanti ( komandant renegat që dezertoi nga i deali i lirisë) si Ali Ahmeti dhe DUI që po i bëjnë kandidatit të SDSM-së, ata po shkelin mbi gjakun dhe idealin e ish luftëtarëve të UÇK-së dhe dëshmorëve të saj si tradhti ndaj kauzës shqiptare.

Pas miratimit të MO, ky është kapitullimi dhe kompromisi më i turpshëm i komandantit renegat Ali Ahmetit, ndaj ish luftëtarëve të lirisë dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Stevo Pendarovski nuk do të përfaqësoj shqiptarët si president i kësaj ”dërzhave” hileqare me shqiptarët, por do të vazhdoj të përfaqësoj presidentin e një klani që do të dal si produkt i pazareve politike.

Pendarovski është adresa e gabuar për president të vendit.
Ai nuk është përfaqsues i qytetarëve të barabartë por, do përfaqësoj linjën e SDSM-së, e cila përfaqëson politikën e vjetër të xhaketave të vjetra të Gligorovit dhe Cërvenkovskit ndaj shqiptarëve.

Koncepti qytetar për ndërtimine shoqërisë së re pa dallime etnike është propagandë e kulluar sepse filozofia politike e SDSM-së, është pasuese e asaj politike pansllaviste që edhe në të ashtuquajturën demokraci ruan primatin e mosndarjes së pushtetit.
Përfaqësimi dhe përbërja e udhëheqjes shtetërore dhe ruajtja e posteve kyçe (përjashto kryetarin e Parlamentit që nuk përbën rrezik për ta ) tregon shumë për këtë mani të pushteti.

Stevçja është vëllami i katërt me radhë i Ali Ahmetit siç duket pas Grujos, ”brate Lubes” dhe Zajkos, në listën e sivëllezërve të tij ”pa hise” në garën për t’u ”pobratimizuar” me njerzit e pushtetit në të dy krahët e politikës sllave.

Shqiptarët e vërtetë nuk do të votojnë për një president që ka këshilluar eprorët e tij të gjuajnë bomba mbi kokat e shqiptarëve të cilët po kërkonin po aq liri dhe barazi sa edhe sllavët e tij.

Nuk do të ketë asnjë votë nga shqiptarët patriot që mendojnë dhe logjikojnë shqip për vëllamin e radhës së Ali Ahmetit shovenistin Stevo, veç asaj tajfe të DUI-t dhe të kompromisaxhinjëve të partiçkave tjera shqiptare që kanë shitur dinjitetin e tyre dhe të kombit për pak pushtet dhe për ato pak kocka qeveritare që ndan ajo si për qentë e lagjes.