Edhe pse nëj pjesë e madhe e të dyja dokumenteve të arritura si marrëveshje në Përzhinë ishin të lidhura me zgjedhjet, disa analistë janë skeptikë se ato do të sjellin proeces zgjedhor fer dhe kredibil më 11 dhejtor, shkruna REL, transmeton FLAKA.info

Pesë herë përmenden zgjedhjet në marrëveshjen e Përzhinës të nënshkruar vitin e kaluar në 2 qershor dhe shtatë herë në dokumentin e shkurtër i emëruar si protokoll ndaj marrëveshjes të nënshkruar më 15 korrik. Pas anulimeve dy herë të zgjedhjeve për shkak të mospërmbushjes së obligimeve, për më pak se një muaj, gjegjësisht më 11 dhjetor, ata do të mbahen, por sipas analistëve, ndryshimet bazë për përmirësim të procesit zgjedhor nuk janë arritur.

Me marrëveshjen e Përzhinës u bënë disa ndryshime në Kodin zgjedhor, u ndryshua përbërja e KSHZ-së, u rivendos përgjegjësia penale për ndikim në zgjedhje. Këto janë ndryshime formale të cilat nuk duhet të kenë ndikim ndaj procesit zgjedhor, vlerësojnë njohësit.

“Marrëveshja e Përzhinës ra në kurth të pritshmërive se me hapat formale do të vijmë deri te ndonjë implementim. Ajo shihet se nuk funksionon në Maqedoni”, thotë hulumtuesi në Institutin për demokraci Misha Popoviq.

Ai thotë se mungesë në marrëveshjen e Përzhinës është se nuk parashikohen masa të përgjegjësisë për funksionim të pushtetit ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësorit të cilët nuk i implementojnë punët e dakorduara të cilat dolën nga marrëveshjet e Përzhinës.

Mesin e tyre kontraverse mbeti edhe pastrimi i listës zgjedhor, edhe përskaj procesit që e implementoi KSHZ-ja, dhe akoma nuk ka besueshmëri të tërësishme në të. Funksionimi në ministrinë e punëve të brendshme dhe të transportit dhe lidhjeve, ku njerëzit e parë të LSDM-së dhe në ministrinë e financave, bujqësisë dhe administratës publike ku ka zv.ministra janë nën “tension” të përhershëm të nxitur nga shqetësimet partiake. Ideja e atij sistemi ishte të sigurojë kontrollë dhe balanc të fuqisë para zgjedhjeve dhe ndarjen e partisë nga shteti, por analistët nuk janë të sigurtë se ajo është arritur.

Ndryshime të vogla vërehen te mediumet dhe përskaj skepticizmit të bashkësisë së mediave se trupi përkohshëm për monitorim i përbërë nga pesë anëtarë, prej të cilëve me propozim të partive, mund të sjellë rezultat të madh. Tani ka dallim në raportim, por jo edhe liri mediale thotë Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë.

“Flitet për gjoja balancim, por megjithatë nuk flitet se cili është kualiteti. Një punë është kuantitative, sa minuta ka për secilin, por i rëndësishëm është kualiteti, zëri në kronikë. Pra profesionalizmi nuk ka ndryshuar, e derisa trupi i përkohshëm I monitoron vetëm mediat elektronike, e jo edhe portalet dhe mediat e shtypit”, thotë Adamçevski.

Sipas analistëve e mira e marrëveshjeve të Përzhinës është formimi i Prokurorisë Speciale Publike, dhe sipas tyre këtu dikundi mbaron edhe faqja e suksesit të këtyre marrëveshjeve.