Ballina Lajme Pesë vjet nga e “hëna e zezë”, ja momenti i sjelljes brutale...

Pesë vjet nga e “hëna e zezë”, ja momenti i sjelljes brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve (Video)

Sot bëhen pesë vjet nga e “hëna e zezë” në Kuvendin e Maqedonisë kur sigurimi kuvendar duke tërhequr zvarrë, i nxori jashtë deputetët dhe gazetarët nga seanca plenare ku miratohej buxheti i vitit 2013, shkruan Portalb.mk.

Nga salla janë gazetarët që të mos e dëshmojnë dhe dokumentojnë sjelljen brutale të sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë.

Përleshja për buxhetin filloi në mesin e dhjetorit, pasi që një grup i deputetëve revoltoheshin se po miratohej buxhet jozhvillimor me harxhime të mëdha për projektin “Shkupi 2014”. Amandamentet e tyre qenë refuzuar dhe debati për të u anashkalua. Deputetët e atëherë partisë opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë patë paralajmëruar se do të bëjnë kujdestari para Kuvendit dhe se nuk do të lejojnë shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë.

Në lidhje me këtë rast, në fillim të dhjetorit të 2017-s, ministri i Punëve të Brendshme, që vjen nga radhët e atëherë partisë opozitare, tash në qeveri, LSDM-ja, Oliver Spasovski njoftoi se gjatë të “hënës së zezë” policët që i nxorën deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi janë shpërblyer nga ish pararendësja e tij, Gordana Jankulloska.

“Na ndodhi 24 dhjetori. Nuk është reaguar ashtu siç duhet dhe nuk mundej të pastrohet, pasi që u ishte dhënë urdhër zyrtarëve policor që të vijnë dhe t’i nxjerrin me dhunë gazetarët dhe deputetët. Dhe jo që i kanë nxjerrë jashtë, ja publikisht e them, ish ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme i ka shpërblyer të gjithë ata zyrtarë policor me nga 12.000 denarë shtesë në pagë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin  betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri te përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.