Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Split. Në mënyrë befasuese pas dy dështimesh në 156 dhe 158 kilogramë, Godelli arriti të ngrinte në provën e tretë shtangën me 161 kg. Peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj, fitoi medaljen e argjendtë në shtytje dhe medaljen e bronzit në dygarësh.
Peshëngritësja Romela Begaj në peshën deri në 69 kilogramë, u rendit në shkëputje në vendin e katërt dhe të gjashtin në shtytje. Të enjten në pedanë do të ngjitet Krenar Shoraj, që do të garojë në peshën 85 kilogramë.