U realizua eksporti i parë i prodhimeve të peshkut në tregun e Greqisë fqinje, pasi në shtator të këtij viti Republika e Maqedonisë është vendosur në listën e vendeve, objektet e të cilave janë miratuar për eksport të tipit të tillë të prodhimeve në tregun e BE-së, përcjell Fol.

Drejtori i AUV, Zoran Atanasov e vizitoi kompaninë ‘Metro’ nga Shkupi, e cila këto ditë e realizoi eksportin e parë të prodhimeve të peshkut në tregun e Greqisë, pas marrjes së lejes nga BE.

Hapja e tregut evropian, sipas Atanasov, hap perspektiva të reja për zhvillim të kompanive nga sektori i peshkut në Maqedoni, por, para së gjithash, për intensifikimin e prodhimit të peshkut në vend, për çka, si vend, kemi potencial solid për zhvillim. /Fol/