Nisma ”Tavolina Kritike” ka inicuar një peticion online përmes së cilit kërkohet hetim ndaj Boban Ilievskit, Dragan Durlovskit, dhe Boris Damovskit për përfshirjen e tyre në dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve më 27 prill të këtij viti.

Në arsyetimin e nismës mes tjerash thuhet se ”më 27 prill të vitit 2017, të enjten e përgjakshme, ishin të lënduar më shumë se 100 njerëz, në mesin e tyre deputetët dhe kryetari i shumicës së parlamentare, gazetarë, qytetarë dhe policë.

Sulmuesit ishin protestues nga lëvizja ,,Për Maqedoni të Përbashkët”, të cilëve u shpërndahej nxitje dhe urrejtje dhe thireshin në dhunë. Dëgjoheshin thirrje te tipit ,,Maqedoni e pastërt”, ,,Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe u paralajmëruan deputetët që ,,me dhunë mund të dalin nga Parlamenti i RM”.

Pressi i përbashkët i EU,NATO,USA dhe OBSE i kualifikuan ndodhitë si ,,sulm i organizuar mbi Parlamentin”. Sipas deputetëve që ishin të sulmuar natën e njejtë, ndodhi “provë për vrasje” për disa nga të zgjedhurit nga populli.

Dhe pas gjithë kësaj, reth dy javë pas të enjtes së pergjakshme, njerëz që paraqiten si udhëheqës gjatë kohes kur zhvillohen protestat e lëvizjes ,,Për Maqedoni të Përbashkët”, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Igor Durlovski, akoma nuk janë të arrestuar ose të ndëgjuar nga gjukata publike për rolin e tyre në sulmin e organizuar mbi Parlamentin.

Disa prej tyre akoma vazhdojnë me udhëheqjen e protestave të njejta. Për atë, bejmë thirje tek kompetentët, mbi të gjitha tek Gjykata publike, të hapin hetim kundër personave të lartpermendur, me qëllim që të vërtetohet roli i tyre në sulmin në Parlament dhe në sulmet e asaj nate.”

Nëse dëshironi ta nënshkruani peticionin, atëherë e gjeni në këtë vegëz.