Zv. ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska në intervistë për “Telma” theksoi se për dy ditë, janë mbi 2.000 njerëz në vetizolim dhe izolim.

“Në periudhën prej 17 deri në 18 mars, janë lëshuar gjithsej 116 vendime të reja për izolimi në të gjithë vendin dhe janë nënshkruar 1.089 deklarata për vetizolim, të cilat nëse i shtojmë edhe deklaratën e mëhershme për vetizolim si dhe vendimet vijmë tek një shifër mbi 2.000 persona”, thotë Petrovska.

Ajo gjithashtu theksoi se ministria ka një rol të rëndësishëm për të siguruar rendin publik dhe paqen në nivelin shtetëror, por gjithashtu policia mirë po ballafaqohet me situatën.