Kompania franceze Peugeot vitet e fundit ka hyrë edhe me fuqishëm në treg me modelin 308.
 

Tani Peugeot ka vendosur që modelin e fundit të 308 ta rifreskojë me motorë të rinj, duke i futur teknologji të re dhe opsione shtesë.

Peugeot 308 që nga viti i ardhshëm do të vjen me dy motorë të rinj, atë benzinë 1.2-litërsh me 3 cilindra dhe gjashtë shpejtësi, si dhe motori me naftë 1.5-litërsh me katër cilindra.

Mësohet se në modelin e ri 308 do të vendoset edhe sistemi 3D i navigacionit satelitor, si dhe frenimi automatik.

peugeot-308-ii-2 peugeot-308-ii-3 peugeot-308-ii-4 peugeot-308-ii