Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa ekipet kanë edhe pak ditë për të siguruar një vend në play off. Në Lindje, në krye qëndron Philadelphia, që sot u mund 106-94 nga Miami. Butler me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Fitore dramatike në sekondën e fundit korri Phoenix, që mundi 118-117 Portland, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim. Lillard realizoi 41 pikë për Portland, por që s’mjaftuan, ndërsa për Phoenix 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Chris Paul me 26 pikë më i miri).

Nuk zhgënjejnë Clippers, që fituan 113-90 ndaj Charlotte, takim ku u dallua Paul George me 20 pikë e 10 rebound.

Ndeshje magjike e Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 15 rebound në fitoren e Milwaukee, 142-133 ndaj Indiana. Në play off ndodhet Denver, që mundi 114-103 Minnesota (Jokic 31 pikë e 14 rebound).

NBA – Rezultatet

Charlotte – Clippers, 90-113

Indiana – Milwaukee, 133-142

Atlanta – Orlando, 116-93

Miami – Philadelphia, 106-94

New York – San Antonio, 102-98

Chicago – Toronto, 114-102

Memphis – Sacramento, 116-110

Minnesota – Denver, 103-114

Phoenix – Portland, 118-117