Piktorja Tünzale Memmedzade, shkroi Kur’anin në faqet e mëndafshit

“Isha shumë entuziaste për të pëfunduar këtë punë. Kjo është kryevepra ime. Falënderoj Allahun që kam përfunduar një vepër të tillë, tha piktorja dhe artistja Memmedzade
 Piktorja dhe artistja e dekorit nga Azerbajxhani Tünzale Memmedzade (33), ka përgatitur Kur’anin në faqe transparente prej mëndafshi.

Në Kur’anin e përgatitur me ajetet e shkruara mbi mëndafsh nga Memmedzade janë përdorur 50 metra mëndafsh transparent i zi, 1.500 mililitra bojë ari dhe argjendi.

Tünzale Memmedzade, për Kur’anin me përmasat 29 x 33 centimetra është frymëzuar mbi kopjet e librit të shtypur nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Memmedzade duke e cilësuar si “kryeveprën time” tha se e ka përgatitur Kur’anin për tre vite me dëshirën për të sjellë një ripërtëritje në artin e saj që ajo e bën për shumë vite.

SHPËRNDAJE