Një aterrim i cili kishte mundur të sjell një fatkeqësi në njerëz ku brenda ndodheshin kosovarë të shumtë, ka ndodhur sot në aeroportin e Baselit.

Mësohet se aeroplani që ishte nisur nga Prishtina, e që i takonte kompanisë ‘ALK’ kishte pasur disa momente kritike gjatë aterrimit në aeroportin e Baselit me emrin ‘EuroAirport’.

Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejt kishte hyrë në pistën e aeroportit pasi kanë parë situatën dramatike, pas uljes së aeroplanit disa njerëz duhej të dërgoheshin në spital pas uljes.

10 kosovarë kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e turbulencës së aeroplanit, vendet ku ishin ulur në karrige janë shqyer nga ankorimi, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Baselit.

Këtë madje e ka konfirmuar edhe Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport.

“Një Boeing nga Prishtina u ul në EuroAirport me 121 pasagjerë në bord në 20:07 10 persona u morën menjëherë pas uljes me lëndime të lehta në një spital në Basel”, tha Gaskell.

Sa e ashpër ishte incidenti në ajër në fakt ishte i paqartë, por ky incident ka zgjatur më shumë se 30 minuta./gazetametro.net