Një 19 vjeçare belge ka nisur fluturimin e vetme nëpër botë, duke lënë Belgjikën për një odise të planifikuar që përfshin 52 vende dhe pesë kontinente. Zara Rutherford ëndërron që një ditë të bëhet astronaute, por tani për tani qëllimi i saj është të bëhet gruaja më e re që të sillet rreth planetit duke fluturuar vetëm. Udhëtimi i saj tre-mujor do ta çojë atë mbi oqeanet, shkretëtirat dhe shkretëtirën e madhe siberiane.

Gazetarja e CNN përballet me talibanët në rrugët e Kabulit: Njerëz që rrihen me shkopinj dhe plumba që fluturojnë në ajër“Në çastin që ngrihesh nga toka, harron gjithçka. Je vetëm ti dhe avioni”, tha Rutherford para nisjes së saj.

Rutherford shpreson se ekspedita e saj epike do të bëjë që më shumë gra dhe vajza të interesohen për të fluturuar ose t’i frymëzojë ato që “të ndjekin ëndrrat e tyre”.
“Unë shpresoj të inkurajoj vajzat dhe gratë e reja të studiojnë aviacion dhe shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë,” u shpreh ajo.

Pilotja 19 vjeçare udhëton e vetme në 52 shtete dhe 5

Pilotja do të udhëtojë me një avion ultra të lehtë të prodhuar në Evropë, i quajtur “Shark” dhe i aftë të fluturojë me 300 kilometra në orë, sipas faqes së saj të internetit. Ajo ka siguruar leje për të vizituar vendet përfshirë Grenlandën, Hondurasin, Arabinë Saudite dhe Mianmarin.

Aktualisht, rekordi mbahet nga Shaesta Waiz nga SHBA-ja, e cila fluturoi e vetme rreth planetit në moshën 30-vjeçare. Ndërsa mbajtësi i rekordeve për burrat është një 18-vjeçar.