Pink i ka vënë fansat e saj në një situatë të vështirë, duke zbuluar se ajo është shtatzënë.

Këngëtarja e cila tashmë ka vajzën pesëvjeçare Willow Sage Hart me burrin Carey Hart, ka ndarë një fotografi në Twitter, së bashku me një shkrim i cili thotë thjeshtë, “Surprizë”.

37 vjeçarja duket jashtëzakonisht bukur në fotografinë e fundit së bashku me Willow.

E veshur me një fustan të bardhë, e një kapelë të zezë, në fotografi, Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore, mban barkun e saj në rritje.

Fansat menjëherë filluan për ta uruar atë, por njëkohësisht duke shprehur tronditjen e tyre në lidhje me lajmin e papritur.