Të dashur miq,

Detyra që ushtrova së fundi ka qenë një privilegj i veçantë, për të cilin besoj se shumëkush do të kishte dashur të përjetoj. Gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet sfidë dhe përgjegjësi e madhe të udhëheqësh dikasterin më të ndjeshëm të shtetit, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Së pari dua të falenderoj çdo punonjës në administratën e ministrisë së arsimit dhe shkencës si dhe të gjitha institucionet arsimore me të cilët bashkëpunuam dhe ndamë së bashku përgjegjësinë dhe sfidën për 1 vit e 2 muaj.

Jam shumë i nderuar që në periudhën e krizës më të thellë politike, isha bartës i drejtë për së drejt i proceseve dhe projekteve të cilat ishin menduar dhe dizejnuar kohë më parë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe sot jane një realitet i pamohueshëm, që do të mbesin për jetë e mot në shërbim të qytetarëve.
Falenderim kolegëve për respektin,

Felenderim mediumeve për hapësirën,

Falenderim institucineve lokale dhe qëndrore për bashkëpunimin,

Falenderim miqve për mirkuptimin,

Falenderim faktorit ndërkombëtar për kontributin,

Felenderim organizatave civile për përkushtimin,

Falenderim qytetarëve për reflektimin,

Falenderim familjes për mbështetjen,

Falenderim sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Abdilaqim Ademi për përkrahjen,

Falenderim Kryetarit Ali Ahmeti për besimin,

Falenderim Zotit për durimin dhe qetësinë.

Me respekt,

P.L.