Vendimi përfundimtar nëse partia e Afrim Gashit, Alternativa do të bëhet pjesë e Qeverisë do të sillet nesër në seancën e trupit në të lartë partiak – Këshilli Qendror. Ky takim partiak do të fillojë nesër në orën 19:00 në selinë e partisë në Tetovë.

“Seancë të Këshillit Qendror të Alternativës kemi nesër në orën 19:00 në selinë e partisë në Tetovë. Nesër do të sillet vendimi përfundimtar. Deri në këtë moment nuk mund të them asgjë. Nesër pas përfumdimit të seancës do të kemi konferencë shtypi”, deklaroi zëdhënësi partiak Orhan Murtezani.

Lideri i partisë Afrim Gashi kishte tre takime deri tani me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev në të cilën është diskutuar për pjesëmarrje të Alternativës në Qeveri dhe mbështetje të katër deputetëve të tyre.