Një pjesëtar i ri është shtuar në familjen Mamaqi!

Ka qenë moderatori ai i cili ka publikuar një video në Instagram, nga kopshti i shtëpisë së tij, ku dy fëmijët po luajnë dhe argëtohen me qenushin më të ri të familjes.

Një Golden Retriver është bërë pjesë e familjes së Amit dhe Ermalit, dhe pamjet e Joelit dhe Sias së vogël që vrapojnë me të janë të adhurueshme!

Modeatori i cili ka publikuar videon pak orë më parë, kërkon edhe ndihmën e fansave të tij në lidhje me emrin që do t’i vendosin qenushit.

“Më duhet një emër për pjesëtarin e ri të familjes”, shkruan Mamaqi.

Nga pamjet shohim se ky qenush nuk është i vetmi në familje, pasi Sia shihet duke luajtur me një tjetër këlysh të vogël leshator!

Babi Ermali e filmon këtë moment dhe shkrihet gazt me këtë panoramë që e kemi shumë zili!