Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shitoren “Elida” në lagjen Karposh të Kumanovës. Sipas policisë, një person është futur në shitoren dhe nën kërcënimin e armës ka arritur që të merr 57 mijë denarë.

“Autori ka hyrë në shitore, ka nxjerr armën dhe e ka drejtuar kah njëra e punësuar e cila megjithatë ka arritur të shtyp pullën e alarmit. Në ato momente keqbërësi e ka vërejtur dhe e ka goditur në kokë, më pas e ka tërhequr deri tek e punësuara tjetër nga e cila i ka marr paratë. Pasi që i ka marr paratë ai ka ikur në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar nga policia.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/