Një ish-anëtar i Asamblesë shtetërore të Yakutia (republikë federale ruse), ka vdekur pasi është sulmuar nga një ari.

Alexander Krylov, të premten kishte dalë për gjah në malet e fshatit Tomtor. Derisa gjuante së bashku me shokë, qëlloi me armë zjarri një ari.

Por, në momentin që iu afrua të shikonte nëse ka ngordhur, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediet ruse.

“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha ushtruesi i detyrës së shefit lokal Igor Vodovozov.

Më parë në tetor, ishte raportuar se një banor i fshatit Oktyabrsky në Gadishullin Kamchatka u përplas me një ari gjatë rrugës që shkonte për të punuar.

Pas këtij incidenti, rrugët e fshatit filluan të patrullohen nga policia, transmeton Telegrafi.