Amdi Bajrami, kandidatit për deputet nga radhët e partive të komunitetit rom, përveç që ka shkaktuar vëmendje me fjalimin e tij ofendues ndaj ‘Revoulcionit Laraman’ dhe Zoran Zaevit, nuk i ka shpëtuar komenteve edhe palltoja e tij me lesh.

eputeti Amdi Bajram është në trend me modën. Ai këtë e ka thënë mbrëmë në tubimin e mbajtur në Ohër, i cili u paraqit me pallton e zezë Astragan Merc dhe poashtu Bajram shkon aq larg sa e krahason veten me Donald Trump-in dhe se në çdo paraqitje të tij, do të paraqitet me stil unikat dhe komod.

Ka mjaftuar vetëm kaq për Aleksandar Dojranliev të përgatitë fotomontazhën, duke i’a veshur një pallto të jeshiltë me lesh pink, që me gjasë duket si e Era Istrefit në klipin ‘Bon, Bon’. /Telegrafi/