Anëtarë të degës së Lëvizjes BESA në Kumanovë kanë shprehur pakënaqësi. Në selinë e degës në Kumanovë kanë qëndruar përfaqësues të kryesisë qendrore, por jo edhe deputeti i zonës, Afrim Gashi dhe deputeti i njësisë 2, Zekirija Ibrahimi, për mungesën e të cilëve kanë shprehur pakënaqësi anëtarë të degës. “Ne jemi ata që i dham votën dhe i fuqizuam dhe kërkojmë që mos të na anashkalojnë. Por të na vizitojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre se çfarë po ndodhë. Pas zgjedhjeve nuk kanë qëndruan pranë nesh, edhe pse degët e Kumanovës dhe Likovës i dhanë përkrahje të madhe përmes sigurimit të votave masive”, theksohet në pakënaqësitë e shprehura. Anëtarë të degës kërkojnë që deputetët të vijnë dhe të sqarojnë se çfarë po ndodhë në planin politik, duke qenë se ata janë të zgjedhurit siç thuhet me votën e tyre./Ina