Tanimë disa javë opinioni i Holandës është i shokuar dhe kërkon përgjigje si janë harxhuar 20 milionë euro subvencione shtetërore para të buxhetit shtetëror, për Institutin për Drejtësii Globale në Hagë, shkruan Makfax. Sipas të dhënave zyrtare, para disa javësh ky institut u mbyll për shkak se i kishte harxhuar subvencionet dhe nuk kishte më para për të funksionuar, shkruan Fakte. Mënyra se si janë harxhuar paratë e qytetarëve holandez ka shokuar politikanët e këtij vendi.
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka qenë “krahu i djathtë” i Kryetarit të këtij Instituti, Abby Ëilliams, për të cilin u publikua e dhëna se ka pasur rrogë vjetore prej 223.497 euro. Simitrov, edhepse me rrogë më të vogël se Abby, prapë se prapë ka marrë rreth 62 mijë euro në vit, ndërsa vitin e vundit rreth 75 mijë euro.
Ministri Dimitrov nuk tregon nëse ka qenë i ftuar për të dhënë llogari për paratë e harxhuara, por thotë se nga MPJ e Holandës ka pranuar shkresë falemnderimi për punën e bërë. Nga ana tjetër, nga Instituti thonë se Dimitrov ka qenë i suksesshëm dhe se në institut ka mbajtur postin e bashkëpunëtorit të lartë.