Edhe këtë herë në studion e “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka patur një personazh paksa të veçantë. E ftuara e parë ka qënë transgjinorja Linda Rei. Mes shumë pyetjesh pikante Çani e ka pyetur Lindën, se si i duket nga afër.

Ajo i është përgjigjur se, sipas saj është më i mirë nga afër, dhe se nga ekrani i televizionit duket si më xhaxh dhe më i vjetër. Pas kësaj Çani i është përgjigjur duke thënë se kohët e fundit i vijnë shumë femra vetë në studio, e kjo sipas tij është sepse i eksiton.

“Ma vijnë shumë femra në studio kohët e fundit, vijnë vetë, kjo do të thotë se unë i eksitoj”,- është shprehur Çani.

Veç të tjerash ajo i ka kërkuar Çanit që të sillet njësoj siç sillet me gocat e tjera edhe me ate. Ajo i ka përmendur Iva Alikon, dhe i ka thënë se, duhet ti prek edhe asaj gjoksin. “Po kur i preke cicat Iva Alikos, çfarë ishte”,- i ka thënë Linda Çanit.

Jo i është përgjigjur moderatori nuk e kam prekur asnjëherë, duke theksuar se, nuk është orari i duhur. Por Linda ka ngulur këmbë, derisa e ka bindur Çanin ta prekte.

Më pas Arian Çani i ka kërkuar regjisë të uli dritat dhe ai e ka prekur transgjinoren Linda Rei.