Shkruan Abdulla Mehmeti

Me Platformën e përbashkët të partive parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni, të miratuar dhe publikuar më 7 janar 2017, me ndërmjetësimin dhe pëlqimin edhe të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kryetarit të Republikës së Kosovës, mes tjerash kërkohet:

,,Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956.”

Si mund të kërkohet miratimi i një rezolute të këtillë nga Parlamenti i një shteti edhe për periudhën kur ky shtet fare nuk ka ekzistuar?!

Ju përkujtojmë se për herë të parë Maqedonia u krijua si republikë në kuadër të federatës jugosllave, në vitin 1944, parlamenti i së cilit u dashka të përgjigjet për gjenocidin e kryer 32 vjet para formimit të këtij shteti, ndërsa të mos përgjigjet për gjenocidin në periudhat kur ky shtet ka kryer gjenocid më të madh ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, sidomos në periudhat pas viteve: 1963, 1981, 1991, 2001 e deri më sot?!

Shih: Konventa për pengimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, 9 dhjetor 1948, si dhe akte të tjera ndërkombëtare për këtë çështje!