Plenumi studentor kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që të publikohen rezultatet e përfituesve të bursave studimore që duhej të publikoheshin para dy ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Plenumit, ”buxheti për këto bursa është votuar dhe miratuar që moti, kështëu që nuk është e qartë se si situata politike ndikon mbi përzgjedhjen se cilët studentë do të fitojnë bursë.”

Plenumi studentor u bën thirrje studentëve që të këmbëngulin dhe të kërkojnë nga përgjegjësit që sa më parë të shpallen fituesit./Telegrafi/