Zoran Zaev duket se e ka humbur sensin e qeverisjes reformatore tashmë, derisa opozita maqedonase e Gruevskit në ikje shfrytëzon momentet e saj për t’u konsoliduar e për t’u rikthyer më fuqishëm në skenën politike. Kohët e fundit shumë shkoqur arrijmë të lexojmë një qeveri e llojit absurd, që realisht duhej të ishte e ngjashme me qeverinë reformatore.

I pyetur nga TetovaPress se si do ta komentoni gjendjen aktuale politike të krijuar kohëve të fundit në vend, analisti politik, Bujar Plloshtani, përgjigjet se Zaev, me veprimet e fundit si duket po bëb një politikë të zhveshur nga arsyeja dhe po bie pre e politikeave të Ali Ahmetit, shkruan TetovaPress.

“Zaev deri në këto momente bën një lloj politike të zhveshur nga arsyeja, ai është kthyer emocionit, pasi duket se nuk shkëputet dot nga kalimet dhe kthesat e këqija që ia tund Ali Ahmeti prej brenda. Këto gjithçka mund të jenë, vetëm se politikanë nuk janë. Tjetër gjë thonë, e tjetër gjë bëjnë. Në anën tjetër Ziadin Sela është vënë para aktit të kryer dhe ndodhet para një dileme: të jesh apo të mos jesh dekor në qeverinë e Zaevit. Ali Ahmeti e kurdis Zoran Zaevin si një marionetë duke harruar se kjo qeveri është “kamikaze” që duhet të zgjidhë çdo politikë e lënë pezull dhe duart larg prej lojrave të ulëta politike. Zaev duhet ta dijë se shteti duhet të riemërtohet gjithsesi dhe të integrohet në familjen evropiane, të reformohet sistemi i drejtësisë, të ketë siguri dhe stabilitet ekonomik. Të bëjnë qeveri reformatore dhe jo teatër. Politika nuk është çështje numrash dhe ego vetjake, por shërbim cilësor ndaj qytetarit për të cilën je zotuar!”, thotë për TetovaPress, analisti politik Bujar Plloshtani.