“Gabohen ata që mendojnë se politika është si një udhëtim në oqean, apo një fushatë ushtarake, diçka që duhet bërë duke patur në mendje një përfundim të caktuar, diçka që largohet, sapo ai përfundim është arritur. Nuk është një punë e përditshme publike, për ta hequr qafe. Eshtë një mënyrë jetese. Eshtë jeta e një krijese politike dhe sociale të zbutur, që ka lindur me një dashuri për jetën publike, me një dëshirë për nderin, me një ndjenjë për të ngjashmit; dhe që zgjat aq sa ka nevojë të zgjasë.

Nuk është thjeshtë mbajtje e një posti, nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e zërit, nuk është thjeshtë thirrje nga tribuna, me fjalime dhe gjeste; që në fakt, shumë njerëz mendojnë se e tillë shtë politika. Ashtu sikurse, sigurisht, ata mendojnë se je filozof, nëse ulesh në një karrike dhe jep leksione, apo nëse je në gjendje të flasësh në një mosmarrëveshje mbi një libër. Ata nuk arrijnë të rrokin praktikën e përditshme të politikës dhe filozofisë.

Politika dhe filozofia janë të ngjashme. Sokrati as nuk nxirrte banga për studentët e tij, as nuk ulej mbi një platformë, as nuk caktonte orë për leksionet e tij. Ai filozofonte gjithë kohës – ndërkohë që bënte shaka, ndërkohë që pinte, ndërkohë që shkonte ushtar, sa herë e takoje në rrugë, dhe në fund, edhe kur ndodhej në burg dhe pinte helmin. Ai ishte i pari që tregoi se, gjatë gjithë jetës, në çdo gjë që ti bën, çfarëdo që të jesh duke bërë, është koha për filozofi. Dhe kjo vlen edhe për politikën”.

THENIE TE TJERA

  • Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur gjallë
  • Nuk kam nevojë për një mik që ndryshon kur unë ndryshoj, dhe pohon me kokë kur unë pohoj me kokë; hija ime e bën shumë më mirë këtë gjë
  • Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm
  • Po të mos isha Aleksandri, do të doja të isha Diogjeni
  • Fuqia e burrit nuk është të mos bëjë gabime; prej gabimeve, të mirët dhe të mençurit fitojnë urtësi për të ardhmen
  • Tek fjalët, mund të shohësh gjendjen mendore, karakterin dhe disponueshmërinë e atij që po flet
  • Eshtë vërtetë gjë e mirë që të kesh prejardhjen e duhur, por sido që të jetë, lavdia është e paraardhësve tanë
  • Burimi dhe rrënjët e ndershmërisë dhe virtytit qëndrojnë tek edukimi
  • Mos i fol për lumturinë tënde, dikujt që është më pak fatlum se sa ti
  • Duhet të dish si të dëgjosh. Kështu do të përfitosh edhe prej atyre që flasin keq
  • Heshtja në momentin e duhur është mençuri, dhe është më e mirë se sa çdo fjalim
  • Ata që synojnë të bëjnë gjëra të mëdha, duhet që edhe të vuajnë shumë
  • Një mungesë ekuilibri mes të pasurve dhe të varfërve, është e meta më e madhe e të gjithë republikave
  • Fati udhëheq atë që e ndjek, dhe tërheq zvarrë atë që i reziston
  • Shumë pak vese janë më se të mjaftueshëm për të errësuar shumë virtyte
  • Të gjithë burrat, kur janë zgjuar, janë në një botë të përbashkët; por gjithësecili prej tyre, në gjumë, është në botën e tij
  • Kuraja qëndron në qendër, mes burracakërisë dhe vrazhdësisë. E para është kurajë e mangët, e dyta është kurajë e tepërt. /Bota.al