Kur rrjetet sociale janë më të rëndësishme se vetë jeta. Këtë ka bërë një 26-vjeçar kinez, ka vdekur për një video. Tentativa për të bërë një video nga një ndërtesë 44-katëshe i ka kushtuar shumë një të riu kinez. 26 vjeçari Ëo Yongning ka tentuar të bëjë një foto nga një lartësi prej afërsisht 45-metrash dhe nëse do realizohej, do fitonte 11 mijë paund britanikë, por fatkeqësisht nuk ndodhi.

Ai është i njohur në rrjetet sociale, pasi numëron rreth 300 video/foto të shprekura nga qiellgërvishtës të ndryshëm, por Ëo Yongning nuk kishte postuar materiale të reja në llogarinë e tij në Instagram nga 8 nëntori, çka bëri që fansat të dyshonin se ai mund të kishte humbur jetën.

26-vjeçari e quante veten “njeriu i çative”, dhe ishte duke krijuar videon që synonte të bëhej përsëri virale në rrjet.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, 26-vjeçari shfaqet duke u kapur në skajin e qiellgërvishtëses 44-katëshe, kur tenton të ngjitet sërish në çati, por humb kontrollin dhe bie poshtë.