Po filmohej gara e çiklizmit në Spanjë, helikopteri zbulon plantacionin me kanabis

Vuelta apo gara me biçikleta, sikurse Tour de France dhe Giro d’Italia është njëra nga tri garat më prestigjioze të çiklizmit.

Por gjatë këtij viti gara e Vueltas është bërë e njohur jo vetëm për shkak të aktiviteteve sportive, por edhe për gjëra tjera, transmeton Telegrafi.

Derisa kamerat e ekipeve televizive po filmonin garën nga helikopteri dhe me dronë në qytezën katalonase Igualada në afërsi të Barcelonës, në kulmin e një ndërtese është parë një plantacion me kanabis.

Shumë shikues e kanë vërejtur këtë bimë të popullarizuar por të ndaluar me ligj, dhe me shpejtësi të madhe ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale.

Kështu në vendin e ngjarjes u shfaq edhe policia që sekuestruan mbi 40 rrënjë të kanabisit. E sipas ligjeve të Spanjës, për kultivimin e kësaj lloje bime parashihet dënimi nga tre deri në gjashtë vite burgim.

AUGC Guardia Civil

@AUGC_Comunica

? ? El helicóptero de descubre una plantación de marihuana en una azotea.

Embedded video

1,129 people are talking about this