Nëse ndonjëherë e keni menduar se si është të lundroni me anijen origjinale Titanik, atëherë ju mund ta keni këtë mundësi.

Miliarderi australian, Clive Palmer, ka investuar që të punohet Titanik II dhe është duke u punuar për çdo detaj të tij.

Anija është kopje e origjinalit e cila ishte fundosur në vitin 1912, transmeton Klan Kosova.

Dhomat, kabinat, dhomat e gjimnastikës e pishina po  tentojnë që të rikthejnë magjinë e Titanikut.