Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj pak ditë më parë bëri të ditur se është shëruar nga koronavirusi. Për disa ditë Flori u karantinua në shtëpi dhe pasi bëri testin e rradhës rezultoi se nuk është më i infektuar.

“Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruante Binaj.

Tashmë aktori ka nisur pushimet dhe ka publikuar video nga bregdeti, postim i cili ka shkaktuar komente të shumta. “Florjan per ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv edhe futja plazhit tani, shperdahe virusin vlla”, i shkruan një komentues. “Meso te numerosh dhe do te te dalin ditet fiks!Dhe meso te mos i kerkosh llogari te tjereve”, ia kthen Flori

Më pas në një postim në Instastory aktori ka publikuar përgjigjen e tamponit negativ dhe datat e karantinës. Sipas fletës vetizolimi ka përfunduar që në datën 29 qershor.