Mban qëndrimin e fetusit, fle në kurriz apo në bark? Studimet kanë treguar se zgjedhja e pozicionit të gjumit luan rol në shëndetin dhe mirëqenien. Sipas një studimi të fundit të International Journal of Sleep and Hypnosis, ata që flenë nga ana e majtë shohin më shpesh makthe. Le të shohim avantazhet dhe disavantazhet e disa pozicionesh gjumi.

Në krahun e majtë

 

Ata që flenë në krah të majtë përfitojnë lehtësim nëse vuajnë nga urthi, por shikojnë më shumë makthe gjatë natës.

Në shpinë

Ata që flenë me kurriz ndihmojnë në çlodhjen e mesit, sidomos nëse vendosin një jastëk poshtë gjunjëve. Por ky pozicion shkakton gërhitje dhe probleme me frymëmarrjen.

Pozicioni i fetusit

Të shpëton nga stresi, por ndikon keq në qafë, ndaj dhe duhet të kesh një jastëk në mënyrë që koka të jetë në të njëjtin drejtim me shtyllën kurrizore.

Me bark (përmbys)

Presioni që ushtron truri në dyshek duket se ndihmon në tretje, por gjithashtu ai sjell vështirësi në frymëmarrje.

Në krahun e djathtë

Ky pozicion konsiderohet se i jep “frymë” zemrës (sepse ana e majtë është e lirë) dhe rekomandohet për ata që kanë presion të ulët në gjak. Por, nuk rekomandohet për femrat shtatzënë, sepse vështirëson qarkullimin e gjakut nga nëna tek embrioni.