Policia e Kosovës ka ndarë ankesën e një burri në Podujevë, i cili ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Policia thekson se dyshohen dy persona të cilët, sipas raportuesit kanë zbritur nga motoçikleta dhe më pas kanë shtënë me armë.Këta persona janë të panjohur për ankuesin, njofton Policia.

Ndërkaq me daljen e njësive policore, janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja dhe 2 predha.“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.