Shkrimtari Bujar Plloshtani së fundmi ka komentuar zhvillimet politike përmes një artikulli të shkurtër, ku mbron idenë se çdo vendi dhe çdo shoqërie i duhet ndryshimi i gjendjes përmes votës së lirë, dhe ky ndryshim bëhet, kur një shoqëri arrin të zgjedh ofertat më konkrete dhe reale politike të subjekteve politike. Sipas tij, ndenja gjatë në pushtet e njē partie politike mund të sjellë frustrimin në kohë reale.

Postimi i integruar i Bujar Plloshtanit:

Pak për rotacionin Shoqëria jonë është në kërkim të diçkaje më të përsosur për fatin e mirëqenies socio-ekonomike. Andaj, ne si shoqëri e hapur duket se po priremi më tepër pas mirëqenies dhe rotacionit, sesa ndaj kthimit në gjendjen e mëparshme!

Një popull që reformohet në lëvizje, edhe ekziston! Mendoj se rotacioni politik është paraqitur ndonjëherë edhe si nevojë e domosdoshme për shtetet që aspirojnë të zbatojnë në praktikë demokracinë perëndimore! Andaj, rotacioni është një element që gjen zbatim të duhur te një shoqëri të qytetëruar, që për kulturë politike e kanë prirjen për të zgjedhur elementin e rotacionit politik, që është ndryshimi i sistemit me një sistem tjetër politik.

Rotacioni mund të sjellë në esencë fate të reja në bindjet politike, dhe sigurisht një sistem ndryshe nga sistemi i mëparshëm…

15403017_1837482396536090_1304356851_n