Lulzim Selimi

O moj Tetovë, e mjera Tetovë
Kush ta ndali ti at hov, e të bëri si Bahnhof

Ti ke pas qenë zojë e rand, që burrat e dheut të thirshin nanë
Ke pas shumë të mira e begati
Sot ti kanë pru 5 parti, e shtatë seli

Me djem trima e qytetarë të lirë
Sot të kanë shndërru në karantin

Me ajër të pastër, e me gjelbërim
Sot je bërë si me qenë Palestin

Pazari grave përplot burra
E, ai i burrave pa burra

Dikur mbureshe me universitete e shkolla fillore
Sot me kazino e bastore

Dikur të përmendte e gjithë bota
Sot përmendesh vetëm për vota

Sot, Tetovë je kështu si je, më keq se lisi i rrëxuem përdhe

E sot stë ka mbetun as emën e as besë
Vet ti kemi prishur për faqe të zezë.