E enjte, 1 Tetor, 2020
11.3 C
Skopje
Teknologji

Polakët e bëjnë Mercedesin “prej druri”

POLAKËT E BËJNË MERCEDESIN ‘PREJ DRURI’

Kompania polake Carlex, ridizajnoi Mercedes G-Class dhe rezultati për ta thënë më butë, nuk është për të gjithë. Brendësia është plot me dru, kështu që pronarët duhet të ndjehen sikur janë në një jaht.

Carlex nga Polonia na tregoi se si të rimodelojmë një makinë dhe t’i japim një shpirt krejt të ri.

Një kompani pak e njohur, por mjaft e suksesshme e specializuar në akordimin e makinave dhe rafinimin e brendshëm, e ridizajnoi një Mercedes G-Class në një mënyrë mjaft unike, brendësia e gjitha dru, dhe klientët e tyre janë njerëz me shumë para, transmeton Telegrafi.

Ata ridizajnuan Mercedes-in e ri G-Class, modelin më të lartë AMG G 63. Makina u quajt G-Yachting Limited Edition.

Nga jashtë, G-Class është modifikuar pak, por në brendësi polakët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Kudo që të shikoni do të shihni dru, më saktë dru të shtrenjtë të përdorur në jahte.

Sa para duhen për të bërë një rimodelim të G-Class si kjo në Carlex ata nuk donin të zbulonin publikisht, por riprodhimi sigurisht që nuk është i lirë, i cili nuk duhet të jetë problem për pronarët e G-Class AMG.

Kjo veturë e prodhuar nga fabrika kushton vetëm afërsisht 200 mijë euro.

Ka 585 kf, 850 Nm, mund të arrijë 100 km / orë në 4,5 sekonda.