Sot është penguar një grua e cila ka tentuar të vetëvritet, gjegjësisht, e cila kishte vendosur të hidhet nga kati i pestë i një ndërtesë në bulevardin “Turistiçka”, mirëpo fatmirësisht katër zyrtarë të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, e kanë pamundësuar vetëvrasjen, përcjell Fol.

Katër zyrtarët policorë kanë intervenuar pas paralajmërimeve që kanë marrë nga banorët tjerë për tentimin për vetëvrasje. Veprimi për shpëtimin e gruas ka zgjatur gati një orë, me ç’rast së pari është bërë sigurimi i ndërtesës dhe janë ndërmarrë masa për pengimin e gruas gjatë vetëvrasjes, njoftojnë nga SPB Ohër.

Gruaja është e moshës 41-vjeçare, e cila është dërguar në Ndihmën e Shpejtë në Ohër. /Fol/