Aktualisht, qindra policë janë vendosur rreth parlamentit të Maqedonisë.

Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur më 27 prill, të enjten e përgjakshme kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i parlamentit, shtatë deputetë nga VMRO-DPMNE hapen dyert e parlamentit për protestuesit, ku u sulmuan deputetët nga shumica parlamentare.

Supozohet se Ministria e Punëve të Brendshme ka marrur masa sigurie duke qenë se sonte në mesnatë duhet të zgjidhet qeveria e re. Dhjetra polic shqiptar nga Tetova kanë shkuar të sigurojnë parlamentin pasi si duket Ministri Agim Nuhiu akoma nuk ka besim tek njësitet speciale apostafat për këtë punë.