Policia arrestoi 13 persona në dy ahengje shtëpiake në Shkup për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga Kovid-19.

“Sot në mëngjes në orën 02:45, pas informacioneve të mara se në një banesë në rrugën ‘Rajko Zhinzifov’ në Shkup ka muzikë të zëshme dhe nuk respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19, nëpunësit e policisë nga SPB Shkup, në bazë të urdhrit gjyqësor, kanë bërë kontroll në banesën, pronë e S.G. (34) nga Shkupi. Në banesë ishte gjetur pronari dhe K.D (33), F.T. (25), S.S. (27), E.J. (26), E.R. (35), R.M. (29), T.T. (26), njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në periudhën e njëjtë, në koordinim me prokurorin publik, nga ana e Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër dhe Policisë Intervenuese, në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko” ishin gjetur pesë persona të cilët kishin aheng, edhe atë K.Z. (20), B.L. (20), R.A. (20), S.K. (21), të gjithë nga Shkupi dhe V.P. (20) nga Manastiri.

Të gjithë 13 personat ishin privuar nga liria dhe ishin dërguar në stacionin e policisë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.