Policia e Maqedonisë së Veriut, dje ka arrestuar një diler të drogës në Ohër.

Në shtëpinë e të arrestuarit, M.A.(30) janë gjetur 30 qese kokainë.

“Më 09.04.2021 gjatë periudhës 12:55 – 13:55 policët e SPB Ohër, pas marrjes së urdhrit gjyqëor nga Gjykata Themelore Ohër, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzon M.A.(30) nga Ohri. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe marrë 11 qese me kokainë. M.A. është privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell TV21.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, dhe pas dokumentimit do të shqiptohet masë përkatëse ndaj M.A..